Vetëm prenotimi 150 mijë dollarë, sa kushton një udhëtim në hapësirë?

Dita e djeshme pa dyshim që do të hyjë në histori. Ekipi me 6 gra i Blue Origin udhëtoi drejt hapësirës për rreth 11 minuta me raketën e Jeff Bezos. Pjesë e ekuipazhit ishte dhe ylli i pop-it Katy Perry. Ky është udhëtimi i parë në hapësirë me ekuipazhit vetëm me gra, që pas vitit 1963. Në këtë vit ishte astronautja ruse, Valentina Tereshkova e cila shkoi në hapësirë për herë të parë.

Ky fluturim ishte jo vetëm një mesazh, por dhe një dëshmi e evoluimit të shkencës. Mendohet se tashmë jemi drejt rrugës së truizmit hapësinor.

Megjithëse është një prej udhëtimeve hapësinore më të përfolura, ende nuk është bërë e ditur se sa mund të ketë kushtuar. E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan gazetarja Enita Mema dha për publikun disa detaje shumë interesante të udhëtimit të shumë përfolur dhe të kostos së tij.

“Ky është një udhëtim që hyn në histori. Zonja e parë që ka shkuar në hapësirë ka qenë një astronaute ruse në vitin 1963. Ndërkohë që kësaj radhe kemi 6 zonja, 2 prej të cilave janë dhe gazetare që kanë provuar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, çmimi nuk është bërë i ditur sepse është një turizëm hapësirë. Mendohet se shifra vetëm për prenontimin e një udhëtimi të tillë që zgjat 10-11 minuta, vetëm prenontimi shkon tek 150 mijë dollarë. Ndërkohë që shifra për prenontimin e udhëtimit është me 6 shifra”, tha gazetarja Enita Mema.

Në bordin e anijes kozmike “Blu Origin” të kompanisë së miliarderit Jeff Bezos, njeriut të dytë më të pasur në botë ishte partnerja e tij, gazetarja Lauren Sanchez si dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry. Të tjerat ishin spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen.