“Tani po e kuptoj kur the ‘kam ardhur për veten time’”, Gerta hedh thumba ndaj Eglit, teksa lahet me Gjestin në vaskë

Një tjetër skenë intriguese ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke u larë bashkë në vaskë, në një moment tepër të afërt mes tyre.

Teksa çifti po qëndronte pranë njëri-tjetrit, pranë tyre është ulur Gerta, e cila nuk ka nguruar të bëjë komente dhe të lëshojë “thumbime” në drejtim të Eglit.

Gerta, me një ton ironik, ka kujtuar deklaratën e Eglit pas rikthimit të saj në shtëpi, kur kjo e fundit tha se po rikthehej për të vendosur dinjitetin në vend.

“Egli, besoj tani je e lumtur që Gjesti po të vjen nga mbrapa. Tani po e kuptoj atë fjalinë kur the që ke ardhur për veten tënde”, u shpreh ajo, duke nxitur një debat të drejtpërdrejtë mes vajzave.

Egli, e dukshëm e irrituar nga prania dhe komentet e Gertës, iu përgjigj me një ton të prerë: “Mos fol me askënd nga mëngjesi deri në darkë”, duke nënkuptuar se duhet të krijosh raport me dike në shtëpi.

Por, Gerta nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke vijuar: “Jo, ti ke ardhur për veten tënde që të të vijë Gjesti nga mbrapa”.

Kur Egli e pyeti se pse po qëndronte aty pranë, Gerta iu përgjigj shkurt: “Është pjesë e shtëpisë”.

Momente tensioni si ky tregojnë qartë se loja në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, me marrëdhënie që ndërthuren me përplasje, ironi dhe afrime të papritura.