Miliarderi Bill Gates nuk e ka shkelur asnjëherë jahtin e tij superluksoz me hidrogjen, pavarësisht se ai kushtoi plot 580 milionë euro. Bashkëthemeluesi i Microsoft, thuhet se është duke planifikuar ta shesë jahtin 119 metra të gjatë të quajtur “Breakthrough”, vetëm një vit pas debutimit të tij.
I ndërtuar nga kompania holandeze Feadship në vitin 2021, jahti ka qenë subjekt spekulimesh se ishte porositur nga vetë Gates. Megjithatë, pronësia e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, edhe pse disa raporte sugjerojnë se ishte pjesë e koleksionit të miliarderit.
Sipas raportimeve të portalit Luxury Launches, Gates nuk ka treguar interes për ta përdorur jahtin dhe tani planifikon ta shesë atë te ish-portieri i hokejit në akull, miliarderi kanadez Patrick Dovigi.
Dovigi, i cili sot është CEO i kompanisë së menaxhimit të mbetjeve “Green For Life Environmental”, ka një pasuri prej mbi 900 milionë euro dhe është i njohur për blerjet e jahteve luksoze.
Në vitin 2023, ai bleu jahtin AHPO me gjatësi 115 metra për 320 milionë euro. Jahti “Breakthrough” përmban shtatë kuverta, me ambiente të veçuara, një apartament, dy dhoma gjumi, palestër, bibliotekë, ashensor privat dhe pishinë. Ka gjithashtu një fushë sportive, pistë helikopteri.
Jahti mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 31 km/h, që i lejon kalimin e Atlantikut me lehtësi.
“Inteligjenca Artificiale nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por për t’i transformuar ato. Ata që e adoptojnë si një mjet shtesë do të gjejnë se ajo zgjeron mundësitë e tyre dhe hap dyer të reja. Megjithatë, kjo kërkon përshtatje: të mësojnë rreth AI-së, të kuptojnë kufizimet e saj dhe ta përdorin strategjikisht”.
Bill Gates, një nga vizionarët më të mëdhenj të inovacionit, beson se profesioni i programuesve është një nga ato që nuk do të ndikohen negativisht nga zhvillimi i kësaj teknologjie.