Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thwnw se gjatë takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë sqaruar disa paqartësi nga e kaluara dhe është shprehur vullnet për përfshirjen e komunitetit egjiptian në qeverisjen e ardhshme.
“Prej takimit të fundit, kemi pasur një takim shumë të mirë. Jemi respektuar prej zotit Kurti, i kemi sqaruar disa paqartësi që kanë qenë prej të kaluarës. Dhe ka pasur një vullnet për të na përfshirë në qeverisjen e tij,” ka thënë Berisha në emisionin “Debat Plus”, përcjell Insajderi.
Ai shtoi se ishte planifikuar edhe një takim tjetër për të vazhduar diskutimet, por ai takim ende nuk ka ndodhur.