Rukiqi i LDK’së për ftesën e Kurtit: Dikur “hajvana”, sot kërkon bashkëpunim

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Kurti e ftoi në takim Abdixhikun.

Rukiqi ia ka kujtuar Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti.

Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë dhe gënjeshtar.

Reagimi i plotë:

Përçarësi në tri akte

Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë

Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë

Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.

Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare.