Deputetja e re nga LDK, Jehona Lushaku ka reaguar pas publikimit të disa bisedave mes anëtarëve të kësaj partie.
Sipas saj, shantazhi publik ndaj LDK-së është i padrejtë.
Statusi i saj i plot:
Shantazhi publik ndaj LDK-së është i padrejtë. Secila parti ka të drejtë të marrë vendime e të ndërtojë qëndrime mbi bazën e vullnetit të qytetarëve, anëtarësisë e organeve të brendshme. Ne besojmë në parimin e demokracisë dhe në ndërtimin e një politike të përgjegjshme, që reflekton interesat e qytetarëve.
Presioni publik duhet të drejtohet ndaj VV-së! Ajo duhet të detyrohet të provojë sigurimin e shumicës, ashtu siq e obligon Kushtetuta!