AAK merrë goditje të fortë: Ish-deputeti i saj formon parti të re!

Shkumbin Demaliaj nuk do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ish-deputeti, i cili nuk ishte pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka bërë të ditur se nesër do të hapen dyert e një subjekti të ri politik, të cilin e ka formuar vet.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Demaliaj tha se emri i partisë së re do të jetë Iniciativa Qytetare – Demokracia.

Sipas Demliajt, kjo nismë u drejtohet specifikisht qytetarëve të Decanit.

Demaliaj pritet të garojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.