Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të premten në takim komandantin e KFOR-it, general major Enrico Barduani.
Sipas Zyrës së kryeministrit, ky takim është mbajtur me rastin e vizitës së planifikuar të shefit të NATO-s, Mark Rutte më 11 mars.
Në takim thuhet se u diskutua për përgatitjet për këtë vizitë.
“Gjatë takimit, u diskutua për përgatitjet për këtë vizitë të rëndësishme e më tutje edhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.
Qeveria e Kosovës bashkëpunon ngushtë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon” – thuhet në njoftim.