Dedaj: Vonesat në KQZ nuk ndodhën rastësisht, Kurti me çdo kusht po mundohet ta përvetësojë çdo votë

Ish-zëvendës ministri dhe ish-diplomati Gjergj Dedaj, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.

Lidhur me vonesat e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit Dedaj tha se nuk ndodhën rastësishtë.

“Me 9 shkurt qyetarët e Kosovës kanë votuar në mënyrë shumë të qetë e dinjitoze, pak a shumë kanë votuar siç është dashtë, sepse e ndëshkuan Qeverinë aktuale. Sepse mori 10% më pak vota edhe pse është dashur të ndëshkohet më rreptë, sepse ka dështu për këto dy mandate mund të them sepse ka pasur një keqqeverisje dhe skandale pas skandali. Vonesat në KQZ nuk ndodhën rastësisht, sepse Kurti me çdo kusht po mundohet që çdo votë ta përvetësojë…”, tha ai për Periskopin.

VIDEO: