Cristiano Ronaldo nuk është përmbajtur sot ndaj referimit në ligën saudite.
Portugezi ishte tejet e nervozuar me vendimin e gjyqtarit, i cili e pëjashtoi me karton të kuq shokun e skuadrës, Jhon Duran, shkruan IndeksOnline.
Nervozizimi i tij kishte të bënte edhe për shkak golit të pranuar nga Al Nassr, ku u mposht me rezultat 2-3 nga Al-Ettifaq.
Duran ishte ndeshkuar me karton të kuq, për shkak se kishte goditur me shuplakë lojtarin kundërshtar.
Ronaldo ishte i zëmëruar me këtë vendim, duke shprehur paknaqësitë në fushë.
“Kjo është marrëzi”. ishin fjalët e portugezit, që mund të kuptoheshin nga video./IndeksOnline/
Cristiano Ronaldo was left FUMING after Jhon Duran received a bizarre red card
![]()
pic.twitter.com/hmejr0JvRV
— Mail Sport (@MailSport) February 21, 2025