Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, po vlerëson se rënia nga pushteti e Albin Kurtit, ish-bashkëpartiak i tij i dikurshëm, është e qartë.
Molliqaj në një reagim në Facebook, suksesi mbetet i plotë vetëm kur qeveria e re, formohet pa Kurtin.
Postimi i plotë:
Fundi e rikuptimson fillimin, kjo vlenë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pa dyshim, rënia e Kurtit është e qartë, sukses për qytetarët e vendin që rezistencës i tha po e autoritarizmit jo.
Por të mos gutemi e mos të gëzohemi para se te mbyllet i gjithë procesi e të shohim atë që vlenë: Qeverinë e Re.
Suksesi mbetet i plotë vetem – dhe vetem – kur Qeveria formohet pa Kurtin, pra pa autoritar të veshur me pushtet institucional.
Çdo përfshirje e Kurtit në Qeveri e zbeh këtë sukses dhe e vonon e rrezikon fitoren e demokracisë.
Verdikti i qytetareve nuk lë hapësirë për interpretim: Kosova Babë nuk ka. Të shndërrojmë zërin e qytetarit në realitet, t’ ia mbyllim dyert e Qeverisë autoritarëve një herë e përgjithmonë!.