Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në “mobilizimin” e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
REL ka hasur disa prej tyre edhe në Graçanicë, siç është Zhivorad Petkoviq nga Vrnjaçka Banja.
Ai tha se ka ardhur pa probleme në Kosovë me një furgon, dhe teksa shumica votojnë në Mitrovicë, ndërsa ai ka vendosur të votojë në Graçanicë.
Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA), para mbajtjes së zgjedhjeve, ka deklaruar se te pjesëtarët e komunitetit serb ekziston vetëdija se politika e bojkotit ka dështuar dhe se ka një numër të madh qytetarësh që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet e Kosovës.