Meritoni dhe Ilnisa çifti i shumëpërfolur për marrëdhënien e tyre edhe për shkak të diferencës në moshë, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë televizive ai ka komentuar së fundmi ndarjen nga Ilnisa Agolli të cilën e ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku, është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.”
Ai gjithashtu theksoi se hapja për ndarjen nuk ka shumë rëndësi, pasi që për të është më e rëndësishme që të dy të jenë mirë dhe të ecin përpara në jetën e tyre. “Janë gjëra shumë private,” përfundoi ai, duke respektuar kështu privatësinë e momentit të tij të vështirë.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet. Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”.