Kur është shumë ftohtë për qenin tuaj? Ekspertët japin këshillat kryesore për dimrin

Sipas WXCharts, i cili përdor të dhëna nga Met Desk, një ‘stuhi bore’ pritet të godasë Mbretërinë e Bashkuar në ditët para Krishtlindjeve.

Hartat e motit tregojnë se temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me borën që pritet të mbërrijë fillimisht në Skoci të shtunën, më 21 dhjetor, dhe më pas në Midlands dhe verilindje të Anglisë, transmeton klankosova.tv.

Ekspertët paralajmërojnë se moti i ftohtë mund të ndikojë ndryshe te qentë, varësisht nga madhësia dhe trashësia e qimeve të tyre. Racat e mëdha janë më të afta të përballojnë temperaturat e ulëta, ndërsa qentë e vegjël me qime të shkurtra janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Megjithatë, pavarësisht racës, RSPCA (Shoqata për Parandalimin e Keqtrajtimit të Kafshëve) këshillon që qentë nuk duhet të nxirren për shëtitje në temperatura nën -6°C, pasi ata mund të rrezikohen nga hipotermia dhe ngrirja e gjymtyrëve.

Për këtë arsye, pronarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa për të mbrojtur qentë e tyre gjatë periudhës së ftohtë dimërore.