Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një tjetër postim në lidhje me takimin e saj me homologun e tij të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Osmani përmes një postimi në “X” ka bërë të ditur se ka pasur nderin të takohet me Trump, gjatë qëndrimit të saj në Paris.
Ajo ka uruar Trump për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara.
“Gjatë qëndrimit tim në Paris, ishte nder të takohem me Presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren në emër të popullit të Kosovës. Po ashtu, e rikonfirmova angazhimin tonë për forcimin e aleancës sonë”, ka shkruar Osmani në “
Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbështetet tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve për të punuar së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies, si në rajon ashtu edhe përtej tij.
“Ne mbështetemi tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve ndërsa punojmë së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani.