Dr. Tara tregon se cili faktor çon ne ruajtjen e yndyres rreth zones se barkut

Dr. Tara Swart thotë se stresi mund të çojë në rritjen e yndyrës së barkut, pasi një hormon e krijon atë si një “mekanizëm mbijetese”.

Ajo thotë se hormoni i stresit, kortizoli, i cili prek si meshkujt ashtu edhe femrat, ndihmon në ruajtjen e yndyrës rreth barkut të njerëzve si një “mekanizëm mbijetese”.

“Stresi shkakton dhjamin e barkut, i cili është vërtet i vështirë për t’u hequr,” tha ajo për Diary of a CEO podcast .

“Ajo që do të vereja tek njerëzit është se ata do të thoshin ‘Oh, kam shtuar pak peshë rreth mesit.

Duhet të bëj diçka për të. Kështu që unë kam filluar të ha më pak, kam filluar të ushtrohem më shumë dhe ende nuk mund ta heq barkun…’

Kortizoli gjithashtu mund të ketë një efekt në dietën tuaj, pasi mund të krijojë një dëshirë të pakontrollueshme për të ngrënë.

Dr Talia thotë se mënyra më e mirë për të kapërcyer çështjet që lidhen me stresin është “të arrijmë te shkaku rrënjësor”.

Sigurisht, ulja e stresit – dhe shmangia e njerëzve që rrezatojnë stres – nuk është i vetmi ilaç për dhjamin e barkut. Ju duhet te jeni “aktiv” për 150 minuta në javë.

Ata gjithashtu sugjerojnë që të synoni të hani pesë vakte në ditë, si dhe të ndërroni pijet me sheqer me thjesht ujë.

Rekomandohet gjithashtu të hiqni fast food ose ushqimet e shpejta që janë të pasura me sheqer dhe yndyrë. shiko.news