Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij, shkruan Periskopi.
Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet.
Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së, në videon e sotme, Ministri i Bujqësisë tha ‘ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë’.
Ndërsa tek sa u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që u publikuan, Peci përmendi familjen Rugova.