Foda: Nuk janë më me rëndësi tre pikët sesa deklaratat e lojtarëve që ‘Kosova është Kosovë’

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka thënë se racizmi nuk ka vend në stadium, duke shtuar se “Kosova është Kosovë”.

Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë fjalimit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çekun.

Trajneri Foda shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla:”Për neve është e rëndësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rëndësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rëndësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rëndësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”.