Ish “Miss Kosva” edhe një herë po merr vëmendje,
e këtë radhë pas episodit të mbrëmshëm në “BBVK”.
Produksioni ka vendosur që ta bëjë pjesë të showt ish bashkëshortin e ish miss-it, i cili nga Drenusha është akuzuar për dhunë psikike e fizike.
Ky akt nuk ka kaluar pa reagim publik, ku shumë njerëz po dënojnë hyrjen e Atilles në show, shkruan “Kosovarja”.
Mbështetja për Drenusha Latifin është rritur në masë të madhe dhe kjo po bëhet edhe në faqen e saj në Instagram.