Ancelotti lavdëron Lamine Yamal yllin e ri të Barcelonës: E ka filluar karrierën në mënyrë spektakolare

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vlerësuar yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Disa orë para El Clasico-s, Ancelotti, përveçse u shfaq shumë i qetë për paraqitjen e Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé në Real Madrid, dhe duke vlerësuar edhe Vinícius Jr., teksa bëri komplimente për një lojtar rival si Lamine Yamal.

“E vërteta është se ai e ka filluar karrierën e tij në mënyrë spektakolare. Më pëlqen shumë mënyra se si luan dhe qëndrimi i tij. Ai është një lojtar shumë i rrezikshëm, por nuk duhet të fokusohemi shumë tek ai pavarësisht cilësive të kundërshtarit. Ne kemi të jemi më të përqendruar në atë që duam të bëjmë, Ne e respektojmë shumë Barcelonën, ata po bëjnë shumë mirë dhe të gjithë e kuptojnë se e kanë nisur shumë mirë sezonin”, tha ai në një konferencë për shtyp.