Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit, ka vazhduar dëshminë në Specialen e Hagës kundër krerëve të UÇK-së.
Geci, ka rrëfyer për vizitën e Hashim Thaçit në shtëpinë e tij gjatë kohës së luftës.
Madje tha se Hashim Thaçi ia ka “puthur dorën”.
“Kur jom hy unë, ish kanë tu ju thanë që s’jom kon në parti. Unë i thash ti je kanë një javë ditë kryetar i forumit rinor të LDK-së në Skenderaj. Tha kom rrejt. Thash ti ke rrejt, je rrenc edhe atëherë edhe sot. Mka marr për dore, edhe mka qitë përjasht mas asaj fjale. Dhe nuk e kuptojsha, s’mujsha me kuptu….Më ka puthur dorën Hashim Thaçi, s’dashta qitu me ja thanë”, tha ai.
“Aty e kam pa që një person që bën atë gjest, është i rrezikshëm për shqiptari”, tha Fadil Geci.