Hiphop artisti, MC Kresha, i cili njëherësh është edhe një tifoz i flaktë i futbollit, ka dhënë mendimin e tij rreth bashkëpunimit të mundshëm mes Shqipërisë e Serbisë.
Këto dy të fundit kanë dërguar ofertë në UEFA për të organizuar së bashku Kampionatin Europian të vitit 2027 në grupmoshën deri 21-vjeç.
MC Kresha e komentoi këtë situatë, duke e cilësuar si të “pakonceptueshme” dhe vështirë të realizueshme.
A e njeh Serbia Kosovën? Nëse ndodh ky turne, i bie që Serbia e paska një plan për ta njohur Kosovën. Si do të udhëtojnë skuadrat nga Serbia në Shqipëri, pa kaluar në Kosovë?”, ka thënë ai në podkastin “Versus” të “Telesport”.
Mirëpo, pavarësisht reagimeve të shumta, ky organizim duket se po merr formë, me kryetarin e FSHF-së, Armand Duka, që është munduar ta arsyetojë në çdo mundësi që kishte.
Ai thoshte se një organizim i përmasave të tilla do të ishte mirë për Shqipërinë, pavarësisht se do të shkaktonte dhimbje te populli i Kosovës.