Në vitet e para të demokracisë pas një karriere që pati në kinematografinë shqiptare ku edhe la gjurmë para ‘90, si një ndër aktoret me të talentuara dhe të bukura në atë kohë, Sesilia Plasari u largua drejt Francës.
U nis drejt Parisit ku prindërit e saj morën borxh për t’i paguar biletën e avionit.
Si aktore ajo u bë e famshme me komedinë “Edhe ashtu edhe kështu”, ku luajti krah Frederik Ndocit, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut, e muzikë të Ardit Gjebresë.
Filmi, prodhim i vitit 1989 nga “Kinostudio Shqipëria e Re”, pëlqehet edhe sot e kësaj dite.
Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti në atë film, ndërsa sot ajo e ka ndërtuar jetën mes Shqipërisë dhe Francës duke u angazhuar në jetën artistike atje.
Sesilia është pak më shumë se 50 vjeç dhe ruan të njëjtën fisnikëri e freski, edhe pse vitet kanë kaluar.
Por nëse Sesilia pati fat që ishte në hapat e parë të karrierës, kur u ndërrua sistemi, teksa hasi vështirësi gjatë largimit, historia e saj tregon po ashtu se shumë artistë të tjerë që kaluan jetën në komunizëm i dhanë gjithçka artit dhe në fund dolën po aq të varfër sa të gjithë shqiptarët.
Dhe nuk fituan asgjë, por më dramatikja ndryshe nga kolegët e tyre, në mbarë botën, ata që qëndruan mbetën ndoshta edhe më të humbur, madje edhe të pavlerësuar në 30 vitet e fundit demokraci./aktoretshqiptare.com