Princi Leka II Zogu nuk e fsheh më romancën më fotografen Blerta Celibashi.
Në një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Princi zyrtarizoi raportin me Celibashin, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me të ftuarit.
Eventi u organizua në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.
“Mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për mikpritjen dhe organizimin e një darke gala të mrekullueshme në Carpathia West Estate. Një mbrëmje e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen për kauza bamirësie”, shkruan Princ Leka teksa ndan momente nga evente.
Ndërsa miq të çifti kanë shpërndarë foto me Princin dhe Blertën.