Pas takimit dy orësh me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerkan në Serbi, Christopher Hill, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se do t’i adresohet publikut në 72 orët në vazhdim, pa dhënë shumë detaje se çfarë u fol gjatë këtj takimi.
Fillimisht, sipas“Kosovo-Online”, ai ka thënë:
“Në 72 orët në vazhdim, do t’i adresohemi publikut dhe do të flas për atë se çka po kërkon dhe çka po pret Serbia.
Ne duhet të luftojmë për Serbinë në botë, të kërkojmë aleatë, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por është e qartë se Kurti dëshiron vetëm dekonstruktim dhe dëbimin e serbëve, dhe mendoj që kjo është bërë e qartë tashmë tek të gjithë, jo vetëm tek ne”.
Në fund, ai citohet të ketë thënë se “është gati të shkojë në Bruksel sot dhe të flasë me Kurtin”, pro se Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë “persekutimin e popullit serb”.