Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi, njihet për zërin e saj të veçantë.
Ajo është mjaft e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në Kosovë e në diasporë, sikur edhe në dasma e ahengje të familjeve shqiptare, shkruan Indeksonline.
Si çdo sezon edhe këtë vit ka qenë e angazhuar me dasma e koncerte të ndryshme.
Në një prononcim për Indeksonline këngëtarja u shpreh se edhe këtë vit sezona ka qenë e mirë sikurse vitet e kaluar.
“Sezoni i verës ka qenë, sezonë e mirë pothuajse sikurse vitet e kaluara. Normal me angazhim dhe shumë përgjegjësi, sepse nuk e lehtë të besohet diçka madhështore, mirëpo krejt këto arrihen me vullnet dhe përkushtim!”, tha ajo.
Krahas mbrëmjeve muzikore të shumta janë edhe datat për ahengje familjare, të cilat i besohen Shkurtes dhe ekipes së saj.
“Jam shumë e kujdesshme kur kontraktoj diçka e sidomos ahengjet familjare e pa i përjashtu edhe mbrëmjet rinore, kështu që sezonën e ndaj në dy pjesë përgjysmë, një pjesë dasma e pjesën tjetër mbrëmje, në Kosovë dhe në bregdetin shqiptar. Gati çdo vit e kam ritmin e njëjtë të organizimeve me mbrëmje”, u shpreh këngëtarja.
Ndërsa për fund shtoi se është e lumtur që përveç si punë, ndjen edhe emocion për gëzimet familjare. Nuk harroi të cekte edhe diasporën ku theksoi se kombi jonë ka rininë më të bukur në botë.
“Në të dyja kaloj mirë, në dasma është kënaqësi e jashtëzakonshme se përveç si punë dhe obligim ndjej emocion të veçantë në gëzimet e tyre familjare. Ndërsa në mbrëmje sidomos kur janë prezent diaspora, që me padurim i presin pushimet e të kalojnë çaste të mira kënaqem bashkë me ta e poashtu mezi pres ti takoj fansat e mi që janë të shumtë nga të gjitha trevat shqipfolse, të cilët asnjëherë nuk mungojnë në mbrëmjet e mia dhe gjatë tërë kohës këndojnë me mu. Jemi kombi me rininë më të bukur në botë e kjo më gëzon pa masë!”, përfundoi ajo.
Kujtojmë që Shkurta është nën menaxhim të bashkëshortit Albert Limani, me të cilin ka dy fëmijë, Kronin dhe Malin./Indeksonline/