Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka ‘goditur’ Gjermaninë teksa ka reaguar në “X” ndaj bllokadës së kufijve me Kosovën që po bëhen brenda territorit të Serbisë.
Gërvalla ka përmendur që atje po ndalohen shqiptarë me targa gjermane duke i bërë thirrje Berlinit që të angazhohet për kalim të lirë të tyre.
Tutje, Gërvalla ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e mashtron BE’në dhe Gjermaninë duke folur për anëtarësim në BE. Sipas saj, policia serbe s’po ndërmerr asgjë kundër bllokuesve të rrugës që s’po i lënë shqiptarët të kalojnë.