Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar falje pasi gaboi në një ekuacion matematikor gjatë një vizite në shkollën fillore “Ali Hadri”.
Për Kurtin, Zgjim Hyseni tha në “Pressing” të T7 se Kurti e ka një linjë të dijes e cila çon në autoritarizëm.
Deklaratat e Hysenit për Kurtin për gazetarin Valon Syla ishin sikur “Hyseni po e amnistonte Kurtin”, Hyseni i PSD-së tha se “nuk po e kupton reagimin e Sylës”.
“Ky kurgjo nuk dinë sepse me dit ky nuk kishim qenë në sanksione dhe nuk na kishin rre shpulla prej diplomacive”, ka thënë Syla.
Më pas, Syla tha se “komunizmi e marksizmi kanë prodhuar vetëm diktatura”.
“Ideja e mirë krijon njerëz të mirë, jo e kundërta”, tha ndër tjerash Syla. /Gazeta Express