Analisti Blerim Canaj tha se në veri ka pasur sovranitet edhe para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.
Kur u pyet se a është Qeveria në koordinim me bashkëshinë ndërkombëtare Canaj u përgjigj.
“Në koordinim me kend me Radojqiqin, Mimozën… Mendoj se Kosova ka pasur sovranitet atje, për shkak se i kemi pasur institucionet tona , a i kemi pasur doganat tona atje? Po, a ka qenë ajo polici e Kosovës atje? Po. Përtej asaj Kosova e ka pasur sovranitetin”, tha ai.
Duke shtuar se hapat që janë ndërmarrë janë ndërmarr me partnerët.
“E ka pas nisur p.sh një tren për me fut në Kosovë mirëpo ai tren është ndalë në Kryshefc gjithmonë në koordinim me partnerët”, shtoi ai.