Modelja ruse, Ariana Lirey, ka qenë një emër shumë i komentuar në media e shtypin shqiptar.
Kjo për shkak të lidhjes së saj me reperin nga Drenica, Don Xhoni, e cila bëri bujë të madhe gjithandej.
Dyshja, të cilët janë të ndarë për më shumë se dy vjet, asokohe hodhën akuza të shumta ndaj njëri-tjetrit, duke treguar në një formë arsyet që çuan deri në prishje të raportit.
Bukuroshja nga Rusia tashmë është e martuar dhe po vazhdon me aktivitetet e saj atje.
Megjithatë, ajo siç shihet nuk ka hequr dorë akoma nga shqiptarët dhe këtë e ka dëshmuar me një postim të fundit.
E njëjta ka ndarë një video në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, ku shihet duke kënduar këngën e Taynës “Si ai”.
Duket se me këtë projekt, Lirey ka ngacmuar fansat që mban nga trojet shqiptare.
Shiko videon: