Konfliktet në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë. Një rast i tillë u denoncua dje nga një person në Prishtinë, i cili kërkoi ndihmë.
Siç merr vesh Sinjali, ankuesi e ka raportuar kunatën e tij, të cilën e ka akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Bazuar në informacionet e para, i njëjti ka deklaruar në Polici se vëllai i tij ka qenë i dehur dhe e ka kapur mat të fejuarën e vëllait.
Pasi rasti është denoncuar në Polici, është siguruar prezenca e tyre dhe si rezultat ata kanë dhënë versionet e tyre për incidentin.
Gruaja është intervistuar si e dyshuar, ndërsa i fejuari i saj si viktimë, me ç’rast të dy e kanë mohuar se ka pasur dhunë fizike.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se bazuar në dëshmitë e tyre, ata kanë pasur vetëm një debat lidhur me përdorimin e alkoolit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.