12 vjeçari nga Skenderaj ka dhënë shembullin më të mirë të një vogëlueshi me edukatë dhe kulturë të lartë.
Blerati kishte gjetur një kuletë me para por e kishte kthyer tek pronari, shkruan Jepi zë.
Ky veprim i tij është vlerësuar nga të gjithë ndërsa në mesin e atyre që e uruan për kët gjest ishte edhe i pari i Komunës së Skenderajt që e priti në takim.
Postimi i plotë nga Nura.
Ky është Blearti!
I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.
Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.
Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti!
Të lumtë! 👏