Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haziri tha në Info Magazine se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar.
“Për t’i fshehur temat dhe problemet e nxehta që janë në Kosovë. P.sh efektin e masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, kanë filluar 290 milionë kanë shkuar në 420 milionë. 260 milionë tenderë sekrete, që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie, është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha ai në Klan Kosova.
“Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër për të organizuar tendere sekrete”, theksoi numri dy i LDK-së.