Notari i cili po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Adell Shabovic ka bërë paraqitje fantastike në garën e tij në not.
Falë kësaj paraqitje, Shabovic ka arritur të dal i dyti në garën 100 metra stil i lirë.
Pozitën e parë e ka zënë Al Saaraj. Pra në vendin e dytë doli garuesi i Kosovës, i cili përshkoi 100 metra për 51.77 sekonda.
Por, edhe përkundër se përfundoi i dyti në baterinë e tij, ai nuk arriti ta sigurojë gjysmëfinalen.
Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.