Aktori Fatmir Spahiu i njohur në publik me nofkën “Bufi”, konsideron se “debatet politike” në televizione ndikojnë në rritjen e energjisë negative në vendin tonë.
Kështu u shpreh Bufi në Pressing në T7, teksa tha se “dikush që e ka përcjellë një debat politik nuk bjen me fjetë normal”
“Debatet politike, diskursi, intonacioni, fakti që bëhet temë absolutisht çdo gjë e ka njëfarë barre të përgjegjësisë për këtë energji negative. Askush prej nesh, sidomos kur është ashpër situata, dikush që e ka përcjellë një debat politik ai nuk bjen me flejtë normal qat natë”, tha Bufi në Pressing, transmeton Express.
“Ai bjen me njëfarë stresi dhe në andrra fillon përlahet me ndonjë analist. Të gjithë kapak e kemi dhënë një kontribut të caktuar për me eksiztu një energji negative prej së cilës duhet urgjentisht me dalë”, u shpreh ai.