“Ai merr vesh në siguri, sa pula në telefon”, Burim Ramadani paralajmëron padi ndaj deputetit Rexhaj

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Burim Ramani, ka thënë se deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, merr veshnë siguri e në konceptet e luftës hibride sa pula në telefon.

Ramadani tha se ka përshtypjen se idiot të dobishëm po lulëzojnë anekënd.

Ky reagim i Ramadanit erdhi pas një deklaratë të deputetit Rexhaj se Burim Ramani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuciqit dhe se sipas tij prej se është shkarkuar nga AKI-ja i duket shumë dorëlire me inflacionet nga burimet e tij.

Ramandani tutje tha se duhet ngritur niveli i VV-së, kur duan të flasin me të.

Po ashtu Ramadani paralajmëroi padi në Gjykatë, ndaj deputetit Rexhaj.

Postimi i plotë:

Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon!

Kam pështypjen se Idiotë të Dobishëm po lulëzojnë anëkënd.

Ani shihja formulimet:

“Unë s’po me thonë që Burimi është pjesë e Luftës Hibride të Vuçiqit, por a po kuptoni…”

“Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorèshlire me “informacionet nga burime të tij”

“… të na tregoj, kur ishin në koalicion me Radojçiqin, a i ka ngucë ndokush andej kah Ujmani? Me gjasë jo, sepse kanë shku me leje”

Ngriteni nivelin kur doni me fol me mu!

Me Xhelala e Arbëra veç po koriteni!

Këta nuk dinë bre!

P.S

Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!