Tifozët e Barcelonës po hedhin monedha në TikTok për të ‘financuar’ transferimin e Nico Williams

Nuk është sekret që Barcelona dëshiron të bashkojë krahët e kampionëve të Euro 2024, Nico Williams dhe Lamine Yamal, në skuadrën e tyre për këtë sezon.

Pasi lojtari aktual i Athletic Bibalos në Euro 2024 pati paraqitje spektakolare, ka edhe shumë tifozë që duan ta shohin atë si lojtar të Barcelonës.

Ndaj, duke përfituar nga fakti që klubi publikoi një video në Tik Tok ku njoftonte numrin e ri të Lamine Yamal, e cili do të mbajë numrin 19, në komente filluan të bëhen ‘dhurata’ nga tifozët.

Bëhet fjalë për pagesa të vogla me centë dhe euro, në shumicën e rasteve, të cilat shoqërohen me një mesazh të përsëritur: “Për të ndihmuar në pagesën e nënshkrimit të Nico Williams” . Kjo iniciativë e tifozëve blaugrana ka vazhduar dhe po vazhdon tashmë në të gjitha videot që llogaria zyrtare e klubit po i poston në platformë.