Një ligj i ri është miratuar në Japoni, dhe nuk është fare i zakonshëm.
Banorët e këtij shteti doemos janë ligjërisht të obliguar të qeshin të paktën një herë në ditë për shkak të përfitimeve shëndetësore, shkruan Daily Mail– transmeton IndeksOnline.
Urdhri, i miratuar të premten e kaluar në prefekturën veriore të Yamagata-s, u frymëzua nga një studim i universitetit lokal, i cili zbuloi se e qeshura e rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.
Ky ligj, përveç që u kërkon individëve të qeshin çdo ditë, ligji gjithashtu kërkon që bizneset të ‘zhvillojnë një mjedis të përshtatshëm për të qeshur’, dhe poashtu ka caktuar ditën e tetë të çdo muaji si dita e të qeshurave.
Ai u propozua dhe u miratua nga anëtarë të Partisë Konservatore Liberal Demokratike, megjithëse ministrat e opozitës kundërshtuan ligjin, duke thënë se ai shkel “të drejtën themelore të njeriut” për të qëndruar i hapur./IndeksOnline/