Në “Pressing” të T7, është folur për situatën politike në Kosovë.
Gazetari Ilir Mirena i ka thënë analistit Sadri Ramabaja se çka prezanton Qeveria e Kosovës “nëse nuk e ka Serbinë në maje të gjuhës”.
“Ku është ekonomia, tenderët, bordet, ligjet që ia rrëzon Kushtetuesja. Çka prezantoni nëse nuk e keni Serbinë në maje gjuhës. Serbia është shpëtimi i vetëm i këtij pushteti që po synon me marrë vota”, ka thënë Mirena.
Por Rambaja tha se më së paku e përdorin Serbinë në politikë.
Më pas MIrena i tha se krerët e shtetit vazhdimisht “alarmojnë për luftë me Serbinë”.
“Brenda kësaj jave e ke pasur deklaratën e Donika Gërvallës, disa herë të Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit që flet për luftë”, ka thënë Mirena.