Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur se ka besim tek drejtësia e Hagës dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt.
Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim.
Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë me 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
“Pak zor, kemi kaluar mirë, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u dok që po mërzitet. Kurrkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mirë. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi i tyre”, tha ai.
Haxhi Thaçi rrëfen edhe të “hekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.
“Të drejtit i ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shokë, krejt çorapet me lëkurë, motra e vet ja ka largu e ja ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.