Ka dështuar takimi kokë më kokë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksanër Vuçiq.
Kryeministri Kurti ka konfirmuar se ka kërkuar tri garanci si kusht për t’u takuar me presidentin serb Vuçiq.
Ai ka thënë se ka kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiq, dorëzimin e Radojiçiq.
Komentatori Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Kurti është fjator për dështimin e takimit me Vuçiqin.
“Dështimi është shkaktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe këtu s’ka më asnjë dilemë. Ky njeri nuk është më i gatshëm dhe nuk ka guxim dhe kurajo qytetare me u ballafaqua me presidentin e Serbisë dhe së këndejmi pret që të shkojmë në zgjedhje ta rifitojë mandatin dhe ta merr dikë në koalicion sepse i vetëm si dukët nuk ka guxim më lëviz përpara”, ka thënë Matoshi.