Mbrëmjen e djeshme në Top Arena, Kevin Agolli ishte i ftuar si vëllai i Ilnisës.
Ai tregoi se çifti tashmë po pushon dhe relaksohet, por po ashtu po punojnë edhe për projektet e tyre.
Moderatorja Alesia Bami e sfiduar Kevinin që të telefonojë Meritonin për të kërkuar 5 mijë euro borxh, por ai tha se duhet të mendojë për çfarë do t’i kërkojë ato para.
Kevin: “Jam shumë afër tyre. Nuk po jap dorë dorës me ta, ata po kalonin kohë shumë të mira, po pushojnë dhe po punojnë në projektet e tyre”.
Moderatorja: “Një motër si Ilnisa dhe një kunat si Meritoni, për çfarë të shqetësojnë më shumë?”
Kevin: “Ku janë, ku janë njeri-tjetri, ku janë, unë jam pika koordinuese e të dyve”.
Moderatorja: “Ore po ta marrësh Meritonin t’i kërkosh 5 mijë euro p.sh., e bëjmë dot atë telefonatë.”
Kevin: “Ai nuk e di që jam këtu, po xhiron një projekt.”