Ish-kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka njoftuar se djali i tij, Besimi që mban emrin e vëllait tij të ndjerë është fejuar.
Në fotografitë e ndara shihet se edhe në këto momente çifti i ri kanë vizituar varrezat e familjes Jashari.
Gjithashtu Bekimi ka publikuar edhe disa nga foto ku shihet atmosfera e krijuar në familjen heroike Jashari.
“Të dashur miq, Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë.
Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë së tyre të përjetshme.
Urojmë që dashuria, lumturia dhe harmonia të jenë gjithmonë pjesë e jetës së Besimit dhe Monikës.
Në emrin tim personal dhe të familjes sonë falënderojmë të gjithë ata që na uruan për fejesën e Besit dhe Monikës.
Urime Besi & Monika” ishte shprehur Bekimi.
Shiko fotot: