Heidi Baci nuk do të jetë në ekran gjatë sezonit të verës.
Vip Magazine ka mësuar se për momentin moderatorja ka vendosur të shijojë pushimet mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkë me partnerin e saj, Romeo Veshaj.
Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip, në javën e fundit të spektaklit, Heidi mori një ofertë nga Edi Manushi për t’u bërë pjesë e Procesit Sportiv. Bëhet fjalë për një ofertë lidhur me programin që do të nisë këtë muaj në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.
Mesa duket, bukuroshja nuk është bindur se është koha për të dalë në ekran si moderatore tashmë, duke qenë se kjo është një eksperiencë e re për të.
Një ditë më parë Heidi tha se do të marrë kohë për veten, që të pushojë gjatë verës dhe të mbyllë punët që ka lënë pezull në Itali.
Megjithatë ajo e la të hapur mundësinë për një ofertë të re si moderatore, në sezonin e ri televiziv.
Tashmë do të presim, ku do ta shohim Heidin në emisionet e reja që do të nisin në muajin shtator në ekranin e Top Channel.
Ajo është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ajo është konsideruar si surpriza e këtij edicioni duke qenë se ka shfaqur anën e saj të qetë dhe racionale dhe në debate të ashpra që janë përshkallëzuar në ofendime të rënda.