“E kisha shumë xhan, por ndodhi…”/ Çfarë tha Heidi për Julin dhe Eglën?

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në studion e “Wake Up”,

ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Heidi Baci.

Gjatë kësaj interviste, ish-finalistja foli për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe për planet tani që ka dalë jashtë.

Gjithashtu ajo tregoi edhe nëse ka komunikuar me ish-banorët me të cilët ndau këtë rrugëtim prej 133 ditësh, tani pas daljes nga BBV3.

Do e shohim së shpejti në televizion? Heidi: Nuk i jap vlera shumë vetes, por do ishte e lezetshme…
“Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur, ça të them”, tha Heidi.

Ndërsa e pyetur se kë do donte të takonte nga banorët dhe do e merrte në telefon vetë, Baci tha: “Julin ndoshta”.

Ish-banorja u pyet edhe në lidhje fituesen e këtij edicioni të tretë të reality show-t, Egla Ceno.

“E kisha shumë xhan, por ndodhi ajo që ndodhi. E meritoi fitoren, e respektoj vendimin e publikut. Por nuk më pëlqen mënyra si është sjellë në lojë. Unë kam parime të tjera”, tha Heidi.