Jetlum Bunjaku, djali i policit hero, Afrim Bunjakut, është punësuar në një ndërmarrje publike në Vushtrri.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ferit Idrizi.
“Shumë i gëzuar, që sot isha prezent në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.
Jetlum paç suksese, e punë të mbarë!”, ka shkruar Idrizi.