Nëse në shtëpinë tuaj keni mobilie nga druri, atëherë me siguri e dini se ato lehtë mund të gërvishten dhe të dëmtohen
Edhe pse këshillohet që me këto raste të bëni politurën, gërvishtjen mund ta eliminoni vetë.
Gërvishtjet e shkaktuara me dëmtime fizike mund t’i zbusni në mënyrë natyrale. E gjitha që ju nevojitet janë në arrë dhe një leckë e pastër.
Veprimi 1: Arrës hiqjani gëzhojat, ndajeni përgjysmë, dhe pastaj njërën pjesë fërkojeni në mënyrë diagonale vendin e gërvishtur.
Veprimi2: Pastaj, fërkojeni pjesën e gërvishtur me gisht në mënyrë që të ngrohni sipërfaqen.
Veprimi 3: Pas disa minutash, kur druri të thithë vajin e arrës, gërvishtja do të zhduket pa lënë gjurmë.
Kështu në mënyrën më të thjeshtë dhe më të lirë do të mundë të eliminoni gërvishtjen dhe t’ia ktheni shkëlqimin mobilies së drurit.