“Kolegët humoristë që…”, Jul Deda zbulon sherrin e vjetër me Ermal Mamaqin pas mesazhit thumbues

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” janë pozicionuar në living teksa Vëllai i Madh iu bëri të mundur leximin e mesazheve të ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”.

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka dërguar një mesazh për Heidi Bacin teksa shkruan:

“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”.

Ndërkohë që Romeo ia ka shpjeguar Heidit se kush është Ermali, banorja është shprehur: “Qenka person inteligjent, duket shumë i shkathët. Të puth shumë fort dhe do vi. Çfarë ti bëjmë, Romeo pati shumë fat”.