Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet lojës, pasi i ra bilbilit para se topi të shkonte në rrjetë.
Ai episode solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi ishte një episode që vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.
Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte programuar që polaku të ishte bilbili në ndeshjen hapës të kampionatit europian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Satiago Bernabeu” nuk do të jetë ai që ka vënë drejtësi.
Vendimi i marrë në ndeshjen e Champions mund ti kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Evropianit dhe ndeshjet e kësaj vere t’i ndjekë nga shtëpia.