Kjo bukuroshe është berberja më e re në Kosovë

Është vetëm 16 vjeçare dhe po bën një gjë krejtësisht të pazakontë nga moshataret e saja.

Gazetar: Liridon Spahiu

Mjellma Selimi ka zgjedhur të bëhet berbere për meshkuj dhe mënyra se si nisi ishte krejt spontane, raporton emisioni #gjesi në T7.

Mjellma tregon se paragjykimet nuk kanë munguar për përzgjedhjen që ajo ka bërë.

Mjellma shton ndër të tjera se ajo do të vazhdoj të ndjek ëndrrën e saj, që një ditë të jetë berbere profesioniste, duke lënë anash çdo paragjykim dhe çdo sfidë.